Reperi i njohur Stresi, është shumë aktiv me postime në rrjetet sociale.
Jo të pakta janë rastet kur ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, reperi nga Shqipëria ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqej duke pozuar pranë një veture luksoze.
Për rastësi, vetura kishte targat e shkruara “MMV”, që në shprehjen e estradës njihet si: “Më i madhi në vend”.
“Gjithë e kam ditë që jam MMV”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e kësaj fotografie.
“MMV” si shprehje është përdor veçanërisht nga Getoar Selimi në këngët e tij, i cili njëherësh ka edhe një miqësi shumë të mirë me Stresin. /Telegrafi/