Telegrafi

Stresi, Getinjo, Ana Kabashi – 14 banorët e Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/YouTube

Të hënën (5 dhjetor) ka filluar Big Brother VIP Kosova.

Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe aktores Jonida Vokshi, ky spektakël ka edhe dy opinionistë: gazetarin Olti Curri si dhe ish-Miss Kosovën, Afërdita Paqarada.

Në natën e parë të këtij ‘reality show’ u zbuluan gjithsej 14 banorë, në mesin e tyre dhe një çift.

Pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë janë bërë: Reperi Getoar Aliu i njohur me nofkën Getinjo, këngëtarja Ana Kabashi, ish-konkurrentja e “Love Story”, Vivien Thano, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, artisti Bekim Latifi i njohur si MC Beka, aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku, çifti Urim & Alisa, aktorët Shota Baraliu, Artan Thaqi, Arta Selimi, këngëtari, Gjon Karrica, modelja Gresa Hoti, Juliana Nura dhe reperi Arkimed Lushaj – Stresi.

Lexo po ashtu Stresi në BBV Kosova: Jeta ma ka vërtetuar që sot asnjë shok s'e kam

Gjithashtu, shtëpia është cilësuar si ndër më të bukurat pasi ky ‘reality’ është patentë e BBC-së.

Secili nga konkurrentët, në klipet e tyre prezantuese kanë shprehur dëshirën e madhe për t’u bërë pjesë e një formati të tillë, që të njihen më mirë e më afër nga publiku.

Me një ambient të ngrohtë, gjigant e të mrekullueshëm – ky program nuk ka dyshim se do të ju mbajë të ngërthyer para ekraneve televizive.

Banorët ndërkohë vlen të ceket se garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/