Site icon Telegrafi

Stresi flet sërish për sëmundjen e Keisit: Nuk më ka vrarë ndarja aq sa plaga e saj

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në Big Brother VIP Kosova.

Mes shumë gjërash, ai në masë të madhe ka folur edhe për ish-partneren e tij, Keisin.

I njëjti ditë më parë tregoi se ajo vuan nga tumori në kokë duke dhënë edhe detaje të tjera rreth asaj se çfarë bën.

Foto: Screenshot/YouTube

E së fundmi në një bisedë me Xhuli Nurën, artisti ka thënë se i dhimbset shumë dhe se kjo gjë i vret më shumë se sa ndarja.

“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as vikendeve”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

‘E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjeç e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi më tej reperi.

Ish-çifti përndryshe janë akoma të martuar ligjërisht. /Telegrafi/

Exit mobile version