Site icon Telegrafi

Stresi flet për një histori familjare: Më erdhën policia dhe ma futën automatikun në gojë

Foto: Screenshot/YouTube

Në një bisedë me Lugatin dhe Andi Artanin, banori i Big Brother VIP Kosova, Stresi, u shpreh se ndihet i fyer nga fjalët e Artanit që kishte thënë në një prej netëve Prime.

Reperi nga Shqipëria në vazhdim tregoi një histori me policinë dhe mënyrën se si e kishte bastisur shtëpinë.

Ai theksoi se ka trauma nga fëmijëria, duke qenë se familjarët e tij ishin të përfshirë në politikë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë po e them troç, po ta them për herë të parë ty edhe ty. Është fatkeqësi impulsiviteti im, e kam prej të vogël, prej traumave, jetës që më ka krijuar. Më kanë ardhur policia në shtëpi, ma kanë futur automatikun në gojë, nënës, motrës e vëllait, mua më kanë bastisur. Impulsivitetin e kam fatkeqësi, prandaj jam i vrarë akoma nga Artani, pasi që më ka prekur në zemër. Ai nuk mund të luaj me fatkeqësinë time. Ti luan nuk është problem. Ti nuk mund të më dalësh kundër në fatkeqësinë time, unë nuk ia përmendi askujt fatkeqësinë”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

“Unë kam fatkeqësi, trauma prej jetës që më ka ndodhur, familjare. Familja ime është marrë me politikë dhe politika është e poshtër. Të vijnë ta terrorizojnë familjen, fëmijë kam qenë. Kur i shihja me maska në shtëpi, por kjo është fatkeqësi e imja”, vazhdoi tutje Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i Stresit).

Foto: Screenshot/YouTube

Në këtë mes ishte e përfshirë edhe banorja Xhuli Nura, meqë me të pati një përplasje. /Telegrafi/

Exit mobile version