Ditën e djeshme (e hënë) në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihej reperi Noizy teksa po godiste Kleviol Ahmetin, i njohur për publikun si Cllevio.
Kjo pasi ky i fundit e kishte ngacmuar në rrjete sociale dhe se kishte paralajmëruar se do t’i shkonte tek lokali i artistit në Durrës.
Lidhur me sherrin e tyre një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi tjetër, Stresi, i cili kohëve të fundit kishte rregulluar raportet me Noizyn e në anën tjetër thuhet se është Kleviol Ahmeti)mik me Cllevion.
Në një live në Instagram, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thotë se çdokush duhet t’i shikoj punët e tij dhe se nuk duhet sharë me motër e me familje.
“Ndoshta keqkuptohemi. Po ju them dy gjëra shumë të rëndësishme. Unë po ua them nuk merrem më me plehra shoh punët e mia, edhe ju vetë jeni fajtorë që i shtyni njerëzit, në vend se të shihni diçka ndryshe. Vetë keni qejf të shihni këso gjërash. Rrini në punën tuaj, mos u merrni me lajme, mos shani”.
“Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them”, u shpreh 35-vjeçari.
I njëjti tutje thotë se nuk duhet shkuar te shtëpia e askujt, ndërsa thekson se nuk është djalë i keq.
“Nuk i shkohet kujt te shtëpia, me sha e me bo budallallëqe. Nuk është djalë i keq, por është i paparashikueshëm. Ka hëngër dajak, nuk ka asnjë gjë. Burrnia i ka të tjerat, jo të dal live”, tha ai. /Telegrafi/