Site icon Telegrafi

Stresi, Finem dhe Solo lansojnë këngën e re “Per Veti”

Stresi, Finem dhe Solo (Foto: YouTube)

Ani pse pandemia coronavirus ka pamundësuar mbajtjen e koncerteve, projektet muzikore nuk kanë të ndalur.

Së fundmi tre rep-artistët e njohur, Stresi, Finem dhe Solo kanë zgjedhur të bashkojnë forcat në këngën e re.

Bëhet fjalë për “Per Veti”, instrumentalin e së cilës e ka punuar producenti Neggo, ndërsa është incizuar tek Arlenn Music.

Tekstin, sikurse edhe në shumicën e rasteve e kanë shkruar vetë artistët, që kishte tematike për dashurinë.

Vlen të përmendet se dueti mes treshes është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tyre.

(Foto: YouTube)

Po ashtu, Stresi dhe Finem para tre muajsh lansuan “Gazi n’fund”, projekt ky që rezultoi mjaft i suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version