Rep-artisti i njohur shqiptar, Stresi, vazhdon të jetë ndër më të komentuarit në estradën shqiptare.
Ai përmes rrjete sociale dhe paraqitjeve televizive shpalos të pathëna nga jeta personale e karriera profesionale.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka ndarë një imazh të vetes teksa ka bërë edhe një shkrim.
“E vetmja ankesë e imja është se nuk jam dikush tjetër”, ka shkruar ai në mbishkrim.
Shpeshherë mund të thuhet se Stresi ka folur për origjinalitetin e tij, ndërsa nuk pretendon të shndërrohet në dikush tjetër në industrinë muzikore.
Sidoqoftë kësaj, ai ka paralajmëruar edhe albumin e tij të radhës “Arkimed”, i cili do të jetë në treg shumë shpejtë. /Telegrafi/