Telegrafi

Stresi e quan Mbresën si banoren më të paedukatë në BBVK, ajo ia kthen me të njëjtën monedhë

(Foto: Screenshot/BBVK)

Përplasjet ndërmjet Arkimed Lushajt dhe Mbresës kanë vazhduar edhe të mërkurën mbrëma.

“Po mendoj, banorja më e paedukatë je ti Mbresë, më vjen keq… Pikë edukate nuk ke”, është shprehur reperi.

Ndërsa këngëtarja ia ka kthyer me fjalët: “Ti dhe edukata nuk jeni parë kurrë… 36 vjet ti nuk je takuar me edukatën”.

Lexo po ashtu Garë e fortë në nominimet e BBVK: Xhuli, Stresi, Mbresa, Melisa, Artani dhe Vedati

“Vetëm bën intriga edhe shpif edhe rren…”, ka vazhduar tutje stresi gjatë debatit mes tyre.

Akuzat dhe kundërakuzat kanë vazhduar, ndërsa Mbresa i është referuar reperit si gënjeshtari më i madh brenda shtëpisë dhe ofendues i femrave. /Telegrafi/