Përplasjet ndërmjet Arkimed Lushajt dhe Mbresës kanë vazhduar edhe të mërkurën mbrëma.
“Po mendoj, banorja më e paedukatë je ti Mbresë, më vjen keq… Pikë edukate nuk ke”, është shprehur reperi.
Ndërsa këngëtarja ia ka kthyer me fjalët: “Ti dhe edukata nuk jeni parë kurrë… 36 vjet ti nuk je takuar me edukatën”.
“Vetëm bën intriga edhe shpif edhe rren…”, ka vazhduar tutje stresi gjatë debatit mes tyre.
Akuzat dhe kundërakuzat kanë vazhduar, ndërsa Mbresa i është referuar reperit si gënjeshtari më i madh brenda shtëpisë dhe ofendues i femrave. /Telegrafi/