Reperi i njohur shqiptar Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në intervistën 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.
Ai ka rrëfyer në pak sekonda shumë detaje nga jeta e tij, ku ndër të tjerash ka thënë se nuk e di se sa para ka në bankë.
Tutje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka thënë se e ka provuar për herë të parë marihuanën që nga viti 1999 dhe nuk e ka lënë më.
Pëegjatë intervistës, ai e ka quajtur Unikkatilin legjendë, ndonëse u shpreh fillimisht që asnjëri prej reperëve shqiptarë nuk e meriton famën që ka.
I pyetur se çfarë do të ishte nëse jo reper, Stresi përmendi profesionin e politikanit, ndërsa tha se për asnjë arsye nuk do të kalonte në Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Dhe pyetja më provokuese e lënë për fund ishte lidhur me ndarjen e tij nga ish-e fejuara, Kejsi, ku u shpreh “të dy e lanë njëri-tjetrin”, dhe nuk është se pati anëshmëri. /Telegrafi/