Sherri mes Flori Mumajesit dhe Stines bëri bujë të madhe duke lënë në hije fituesit dhe gjërat e bukura që ndodhën në finalen e “Këngës Magjike”.
Stine, i cili u arrestua nga policia për tu liruar më pas dhe gjykuar në liri thuhet të ketë qenë nismëtari i këtij sherri që me gjasë kishte arsye vlerësimin me vetëm dy pikë nga ana e Florit.
Një tjetër artist i përfshirë në këtë mes ishte edhe reperi Arkimed Lushaj, i cili i kishte dalë në ndihmë mikut të tij, Florit.
I kontaktuar nga Telegrafi, Stresi mohoi të ketë qenë i pranishëm kur ata dy u zunë, por pohoi se më vonë u përfshi në këtë ngjarje.
“Unë nuk i pash por mua më thanë se u zunë dhe vrapova e zura Stinen më poshtë Pallatit të Koncerteve, tek qendra Koin dhe i thash si na preve në besë dhe e godita, mund ta pyesni atë se çfarë i ndodhi më pas”, thotë reperi.
Megjithëse u përfshi në këtë ngjarje Lushaj nuk u raportua në polici dhe as nuk u intervistua për sulmin ndaj Stines.
“Sepse nuk është lehtë me më raportu mua në polici, sidomos kur je vetë në faj”, thotë për fund Stresi.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme në spektaklin “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea dha një version tjetër të kësaj ngjarjeje duke tentuar të zbuzë me gjasë të vërtetën e këtij incidenti të ndodhur në festivalin e tij. /Telegrafi/