Site icon Telegrafi

Stresi dhe One T, 200 mijë klikime në vetëm pak orë me këngën e re “Shokun se lo” (Video)

Reperi i njohur Stresi dhe One T kanë publikuar dje (e premte) projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Shokun se lo”.

Kënga është ritmike hip-hop dhe flet për shoqërinë, gjersa është punuar me muzikë Enes Qosa, dhe tekst të shkruar nga vet reperët.

Duket se kënga e re është pritur mirë nga publiku, pasi në vetëm pak orë ka arritur të grumbullojë mbi 200 mijë klikime në kanalin YouTube.

Lexo po ashtu Noizy VS Stresi, 'duel' me makina (Foto/Video)

I lumtur për këtë fakt, reperi Stresi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shkruan “+200k brenda 17 ore, faleminderit të gjithëve”.

Ndonëse artistët nga estrada shqiptare arrijnë të marrin shumë klikime me projektet e tyre, ende nuk ka ndonjë lloj filtri nga kompanitë menaxhuese, të cilat mund të mbrojnë klikimet e klientëve të tyre, duke faktuar që janë të vërteta. /Telegrafi/

Exit mobile version