Site icon Telegrafi

Stresi dhe Gjon Karrica nga Big Brother VIP Kosova iu bëjnë apel mërgimtarëve: Kujdes gjatë vozitjes për në vendlindje

Banorët e Big Brother VIP Kosova tashmë kanë fituar zemrat e shumë shikuesve.

Dy prej personazheve më të pëlqyer janë këngëtari Gjon Karrica (Lugati) dhe reperi Arkimed Lushaj – Stresi.

Të dy këta kanë shfrytëzuar transmetimin në kamerat e BBVK për t’iu bërë një thirrje mërgimtarëve që për festat e fundvitit vijnë në Kosovë.

Ata kanë bërë apel që të bëjnë kujdes të gjithë gjatë vozitjes, duke marrë parasysh faktin që është një rrugë e largët nga vendet e perëndimit, nga ku pjesa dërrmuese e diasporës edhe janë të vendosur.

Këtë thirrje Stresi e ka bërë me një plis në kokë, e cila kishte simbolin e flamurit kombëtar dhe fjalën “Kosova” të shkruar në të.

Të njëjtin plis e kishte vënë në videon paraprake edhe MC Beka, i cili është një prej të nominuarve të kësaj jave, bashkë me: Shota Baraliun, Xhuli Nurën dhe Gjon Karricën. /Telegrafi/

Exit mobile version