Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Ai këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Getinjo, teksa lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka hedhur një postim në InstaStory, përmes të cilit edhe konfirmoi bashkëpunimin e ri.
“E kam një dëshmitar mbi re. Jam i ndershëm deri në dhe. Së shpejti me një njeri të madh, Getinjo”, ka qenë përshkrimi i vendosur sipër fotos.
Kjo është aprovuar edhe nga reperi ferizajas, i cili të njëjtin imazh e ripostoi në rrjete sociale.
Megjithatë, dyshja nuk kanë zbuluar asgjë më shumë për fansat e admiruesit e muzikës së tyre.
Ky njëherësh është edhe bashkëpunimi i parë i reperëve, ndërsa presim në vazhdim të shohim se çfarë do të sjellin. /Telegrafi/