Dy rep-artistët e njohur shqiptar, Getinjo dhe Stresi, janë mjaft të dashur për publikun e gjerë.
Në rrjete sociale ata janë mjaft aktiv, duke ndarë të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale.
Ditë më parë dyshja solli në treg këngën më të re, e cila titullohet “S’jam dorzu”, e që ka të bëjë me vështirësitë që ata kanë pasur.
Ndërkohë, në një postim në Instagram, Stresi ka bërë të ditur se po i njëjti projekt ka pasur sukses.
Kjo, pasi në platformën e popullarizuar YouTube, bashkëpunimi i tyre tashmë ka arritur një milion klikime.
Sidoqoftë kësaj, përpos miqësisë që ata kanë pasu ndër vite, ky është dueti tyre i parë. /Telegrafi