Telegrafi

Stresi dhe Arif Lushaj vijnë me këngë patriotike dedikuar Kosovës

Pamje nga klipi "Me Krahe Shqipes Nga Tropoja" (Foto: YouTube)

Ashtu siç kishin paralajmëruar, reperi Stresi dhe këngëtari Arif Dushaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Me krah shqipes nga Tropoja” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga producenti Nurteel.

Kënga është me motive patriotike dhe i dedikohet shtetit të Kosovës.

Pamje nga klipi “Me Krahe Shqipes Nga Tropoja” (Foto: YouTube)

Ka qenë vet reperi Stresi, ai i cili përmes një postimi në Instagram ka lajmëruar fansat për publikimin e këngës së re, ndërsa ka treguar fabulën e saj.

“Ta gëzosh këngën oj Kosovë e ke dhuratë nga populli i Tropojës”, ka shkruar ai në Instagram

“Me krah shqipes nga Tropoja” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft shumë këngës, duke sjellë koreografi popullore nga vendet antike të Kosovë.

Për anë vizaule të këtij projekti janë kujdesur MAX Production. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OofZeOWFVY8&feature=player_embedded