Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi dhe reperi kosovar, Anestezion, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
“GunShot” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.
Për muzikën dhe masteringun është kujdesur Enes Qosa, ndërsa vargjet e tekstit i kanë shkruar vet reperët.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Kosova, XL ProVideolux.
Dy rap-artistët janë shumë të angazhuar me koncerte dhe prurje të reja muzikore.
Javë më parë, Stresi solli edhe një bashkëpunim tjetër me Arif Dreshajn. Këngën e titulluar “Me krahë shqipes nga Tropoja”, e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OofZeOWFVY8