Site icon Telegrafi

Stresi deklaron në Big Brother VIP Kosova se ka nevojë për psikolog

Arkimed Lushaj – Stresi, është një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP Kosova.

Ai mbrëmjen e së premtes u vu në qendër të vëmendjes, për shkak të një komenti seksist që bëri në drejtim të konkurrentes Juliana Nura.

Mes kritikave të shumta, reperi nga Shqipëria nuk ka pranuar që t’i kërkojë falje – teksa me konkurrenten në fjalë ka pasur debate të forta që nga fillimi i spektaklit.

Të shtunën, Stresi ka deklaruar para kamerave të BBVK se ka nevojë për këshillim, duke iu drejtuar shikuesve që t’i sugjerojnë atij psikologun më të mirë, pasi të dalë nga shtëpia.

“Kam nevojë që kur të dal nga këtu, të më gjeni psikologen më të specializuar, më të respektuar dhe më të mirë të Prishtinës”, tha Stresi.

Përndryshe, të premten shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu bashkuan edhe katër banorë të rinj: Atdheu, Bruno, Himena dhe Blasta. /Telegrafi/

Exit mobile version