Telegrafi

Stresi me dedikim të veçantë për nënën e tij: Vetëm para Zotit dhe para teje përulem me krenari

Foto: Arkimed Lushaj Stresi/Instagram

Reperi i njohur Stresi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Të du mom”.

Me këtë baladë, ai është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike”, me pritshmëri mjaft të mëdha këtë vit.

Përmes rrjeteve sociale, reperi ka promovuar këngën e tij të re, duke thënë se është një nga këngët më të veçanta që ka punuar në karrierën e tij.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në llogarinë personale në Instagram, Stresi bën një dedikim mjaft prekës për nënën e tij.

Lexo po ashtu Noizy dhe Stresi në tekstet shkollore të fëmijëve?

“Vetëm para Zotit dhe para teje përulem me krenari mom”, janë fjalët e Stresit në Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë këngë të ndjerë.

Stresi ka marrë disa herë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, dhe ka arritur gjithnjë të kualifikohet në finale. /Telegrafi/