Telegrafi

Stresi blen veturë luksoze në vlerë 46 mijë euro (Foto)

Reperi i njohur nga Shqipëria vazhdon të jetë një nga reperët më aktivë në muzikë dhe rrjete sociale.

Vetëm pak javë më parë, ai bëri prezantimin e tij në festivalin “Kënga Magjike”, ku u mirëprit nga publiku për këngën e tij të re “Sa her e don”, të cilën e solli në bashkëpunim me Anxhelon dhe Flor Banën.

Ndryshe, reperi vazhdon të jetë shumë i ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se i ka bërë vetes një dhuratë super luksoze.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një veturë të re të markës “Maserati Mio”, vlera e së cilës shkon në jo më pak se 46 mijë euro.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi, teksa papublikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaq faturën e paguar për këtë blerje.

“Ta gëzosh Stresinjo” (sic.), ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka publikuar edhe disa imazhe tjera në InstaStory, ku ka prezantuar veturën e tij. /Telegrafi/