Site icon Telegrafi

Strehimi i afganëve, Yuri Kim: Kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon guxim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Qeverisë shqiptare për të mirëpritur qytetarë afganë për strehim të përkohshëm.

Ajo në një postim në Twitter ka theksuar se populli shqiptar në momente delikate tregon guxim dhe mirësi, ndërsa nuk ka nguruar që ta quajë Shqipërinë mikun dhe aleatin e SHBA-së.

“BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan diplomatja amerikane.

Exit mobile version