Site icon Telegrafi

Strategjia e shëmtuar e tifozëve të Liverpoolit për ta dëmtuar Real Madridin: Në orët e para të mëngjesit gjuajnë fishekzjarre te hoteli i Los Blancos

Mund të mos jetë mënyra më inovative për ta bërë këtë, por është një strategji e provuar edhe më parë nga tifzoë të ndryshëm – por megjithatë mbetet e shëmtuar.

Ndërsa lojtarët e Real Madridit u përpoqën të bënin një gjumë të mirë përpara ndeshjes së tyre kundër Liverpoolit, tifozët e Reds shkuan te hoteli i tyre.

Lojtarët e Carlo Ancelottit po qëndronin në Hotelin Innside, vetëm katër kilometra larg Anfield, dhe në orët e para të ditës së sotme, ata u befasuan për të keq.

Lexo po ashtu Analizë, parashikim, statistika dhe formacionet e mundshme: Liverpooli dhe Real Madridi me mungesa

Siç mund të shihet në videon e Cadena Cope më poshtë, ishte një shfaqje mjaft e shëmtuar me fishekzjarre.

Nëse këto lloj veprimesh bëjnë apo jo ndonjë ndryshim për lojtarët, asnjë njeri nga kampi i madrilenëve nuk ishte i shqetësuar me atë që po ndodhte jashtë.

Ndeshja sonte në Ligën e kampionëve është një përsëritje e finales së sezonit të kaluar, në të cilën një gol i vetëm nga Vinicius Junior ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë Los Blancos një tjetër triumf kontinental. /Telegrafi/

Exit mobile version