Hulumtimi i Nova Tv zbulon se kush qëndron pas firmave të cilat, me fillimin e fushatës zgjedhore, hapin faqe interenti me lajme të rrejshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një firmë është e lidhur me Filip Petrovskin, drejtor i Arkivës së Maqedonisë, kur se tjetri me Emil Jakimovskin nga Regjistri Qendror në Shkup.
Një strategji e këtillë u zbulua nga Amerika, kur disa të rinj nga Velesi kishin qenë mjaft aktiv në shpërndarjen e lajmeve të rreme, për propagandë pozitive ndaj njërit kandidat për kryetar të SHBA-ve.
Portalet në fjalë janë hapur pak para fillimit të fushatës zgjedhore, ndërkaq kanë publikuar lajme të ngjashme për Zaevin, Sorosin dhe Hillary Clinton, lajme këto që janë shpërndarë nga përkrahës të OBRM-PDUKM-së.
Në këtë strategji portalesh, sipas hulumtimit, është e përfshirë edhe BDI-ja. Portale në gjuhën shqipe janë hapur gjithashtu dhe, sipast Nova Tv, duhet të tërheqin votues për BDI-në. Dy nga këto portale janë të lidhur me të afërm të funksionarëve të BDI-së. Për më tepër shihni video materialin./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xxzaVO4KTSQ