Kylian Mbappe nuk do t’u kthehet stërvitjeve normale me Paris Saint-Germainin këtë javë, përkundër rikthimit të skuadrës nga përgatitjet parasezonale në Japoni dhe Kore të Jugut.
24-vjeçari është nxjerrë në shitje nga klubi francez dhe u la jashtë ekipit për turneun përgatitor duke bërë që ai të stërvitje ndaras nga bashkëlojtarët.
Po ashtu, raportohet se futbollisti që ka kontratë deri në verën e ardhshme, nuk do të ftohet në ndeshjen e parë të Ligue 1 nga PSG.
Klubi shpreson se presioni i tifozëve do të ndikojë që kampioni i botës ta ndryshojë qëndrimin e tij aktual, sipas të cilit planifikon të largohet si lojtar i lirë në qershorin e ardhshëm.
Në anën tjetër, në rast se Mbappe deklaron publikisht se dëshiron të largohet nga PSG, atëherë do të heqë dorë nga bonusi i besnikërisë prej 40 milionë eurosh, i cili duhet t’i paguhet më 31 gusht.
Duke marrë në konsideratë strategjinë që është duke përdorur gjatë këtij afati kalimtar, nuk mund të pritet skenari, ku ai të thotë se dëshiron të largohet nga Parc des Princes. /Telegrafi/
Si Mbappé declara públicamente que se quiere ir del PSG, renuncia a 40 millones de prima de fidelidad que le deben abonar el próximo 31 de agosto. Me cuesta ver el escenario en el que diga que quiere marcharse conociendo la estrategia que está utilizando a lo largo del verano. https://t.co/WJTSJMIbLK
— Andrés Onrubia Ramos (@AndiOnrubia) August 6, 2023