Site icon Telegrafi

Strategjia e Joan Laportës për t’ia rikthyer lavdinë Barcelonës – transferime, kontrata dhe largime

Joan Laporta kishte premtuar se nëse do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale te Barcelona, ai do të bënte disa transferime.

Tashmë që është shpallur si kreu i klubit, nga ai do të priten shumë gjëra dhe problemet që duhet patjetër të zgjidhen.

Laporta do të përballet me një krizë financiare, që mund të thuhet se u trashëgua nga ish-presidenti Jose Maria Bartomeu që dha dorëheqje nga posti në fund të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Messi tashmë i ka dërguar një sinjal Laportës për kontratën e re

Mes të tjerrsha është edhe kontrata e Lionel Messit, që skadon në këtë verë, e që duhet bindur argjentinasin që të rinovojë atë.

Përveç gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, janë edhe disa kontrata të tjera të lojtarët që duhen nënshkruar.

Lexo po ashtu “Messi do të qëndrojë, lojtari më i mirë në botë e dashuron Barçën” – Laporta me deklaratë të madhe pasi që shpallet president

Një tjetër fokusim do të jetë transferimi edhe i disa lojtarëve të tjerë, në mënyrë që të kompletohet një epokë e re nga Laporta.

David Alaba, Eric Garcia, Mmphis Depay, Sergio Aguero dhe Erling Haaland, besohet se janë në listën e tij të transferimeve, raporton Diario Sport.

Lexo po ashtu Një përqafim mes kundërshtarësh – Freixa dhe Font urojnë Laportan si president të Barcelonës

Për të realizuar prurjet e reja, natyrisht se Barcelona duhet t’i shesë disa nga lojtarët që i kanë në skuadër, për t’i financuar ato.

Balaugranasit janë në dijeni se nuk do të jetë e lehtë për ta që të transferojnë këta emra, pasi janë edhe disa skuadra të tjera evropiane në garë.

Lexo po ashtu Joan Laporta shkon të festojë së bashku me tifozët e Barcelonës – pasi që zgjidhet sërish president i Blaugranasve

Kujtojmë se Laporta kishte ndërtuar një Barcelonë tejet të suksesshme në kohën kur ishte president nga viti 2003 deri më 2010.

Në atë periudhë, klubi katalunas kishte filluar pushtimin e futbollit botëror, derisa i kishte ndalë hovin edhe Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version