Telegrafi

Strategjia e Danjelit, do të bëhet çift me Fotininë?

Danjeli veçon Fotininë nga banorët e tjerë dhe e fton atë për një cigare. Jashtë, që të dy ata flasin për konkurrimin në Big Brother dhe përfitimet e çifteve këtë sezon.

Danjeli ndërmerr hapin i pari.

“Ke një tip ti që mund të zgjedh, që më tërheq dhe që kam shumë shumë respekt”, i thotë ai.

Danjeli shton se kishte zgjedhur që të mos i afrohej më herët nga përtej xhamit me idenë për të mos e bezdisur, ndërsa Fotinia ia kthen se “ata nuk kanë folur fare bashkë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Big Brother Albania

Që të dy më pas flasin për Armelën, që thonë se rrinte indiferente. Fotinia i thotë Danjelit se e kishte këshilluar Armelën për këtë sjellje, por se tanimë nuk e bën.

“Kam mësuar këto ditë që të mos jap këshilla dhe kam kuptuar që nuk duhet të jap se ta kthejnë mbrapsht”, i thotë ajo.

Danjeli i kërkon që bashkë të flasin me letra nga ndarja e xhamtë dhe i propozon asaj që të përdorë ngjyrën e kuqe kur të shkruajë letrat.

Fotinia i thotë se është spontane në shtëpinë e Big Brother dhe se nuk ka asgjë të planifikuar.

“Kjo vetëm lojë që nuk është. Kjo për mua quhet lojë, por nuk është”, i thotë Danjeli.

Fotini i thotë se ka kaluar shumë situata në jetë, që e kanë bërë më të fortë dhe më të pjekur.