Telegrafi

Stramaccioni: Interi ka shanse për Scudetto

MILAN, ITALY - DECEMBER 09: Head coach of FC Inter Milan Andrea Stramaccioni celebrates victory at the end of the Serie A match between FC Internazionale Milano and SSC Napoli at San Siro Stadium on December 9, 2012 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Trajneri italian, Andrea Stramaccioni sheh një “shans të madh” për Interin që të shkojë në krye të Serie A, pasi Napoli dhe Juventusi do luajnë me njëri-tjetrin të premten mbrëma në derbin e javës në kampionat.

Nerazzurët janë dy pikë prapa ekipit Partenopeit dhe dy përpara kampionëve aktual të Serie A, por njëra ose të dyja skuadrat do të lëshojnë pikë këtë fundjavë.

Kështu, sipas ish-trajneri të Interit, Stramaccioni, zikaltrit kanë shans të marrin primatin e Serie A dhe të shkojnë deri në fund të kampionatit në krye.

“Unë gjithmonë ndjek Serie A dhe jam i lumtur për Interin”, ka thënë fillimisht Stramaccioni për Mondo Udinese.

Stramaccioni kishte lidhje të fortë emocionale me Interin (Getty Images)

“[Trajneri Luciano] Spalletti është mbresëlënës, dhe ata kanë një shans të madh të dielën për shkak të përplasjes së drejtpërdrejtë mes Napolit dhe Juventusit”.

“Nuk mendoj se ndeshja do të jetë vendimtare në pikëpamje të pikëve, por nëse Napoli do të dominonte në lojë mund të ketë një ndikim psikologjik”.

“Dhe përsëri, Interi ka një mundësi të madhe, edhe pse ata kanë një kundërshtar të ashpër [Chievo]”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Stramaccioni kishte fituar Ligën e Kampionëve me ekipin Primavera të Interit në sezonin 2011-12 dhe pastaj ia besuan ekipin e parë, por pa arritur të lënë gjurmë, ku edhe u largua pas një sezoni. /Telegrafi/