Thomas Strakosha mendon se paraqitja e tij e mirë sot nuk duhet të vërë nën trysni Etrit Berishën pasi nuk duhet interpretuar kështu paraqitja në Kombëtare ku objektivi është tjetër.
Në SuperSport ai tregoi edhe bisedën me babain e tij, Foto Strakosha, i cili vazhdon e i bën kritika edhe në një ditë të tillë.
“Për paraqitjen në ndeshje? Faleminderit, duhet t’i them faleminderit edhe gjithë grupit e stafit, se kemi luajtur shumë mirë sot. Kam krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe me këtë fitore shkojmë më mirë në pushime të paktën”.
“Nëse paraqitja e sotme ishte një sinjal për Berishën? Jo, nuk ka të kesh kujdes me Kombëtaren. Kombëtarja është gjë tjetër. Kur je me klubin është diçka tjetër. Kombëtarja jemi 23-24 veta që kushdo luajë, jep maksimumin për të fituar Kombëtarja. Është diçka tjetër, nuk ka që të vendosim në presion njëri-tjetrin”.
“Ne japim maksimumin në ndeshjet e ekipit, të jemi gati për Kombëtaren. Kur nuk luajmë, bëjmë tifozin nga jashtë dhe shpresojmë të fitojmë çdo ndeshje”.
“Kush e uroi i pari? Direkt familja. Mami dhe vëllai u shprehen më mirë, babi është më pak euforik, sheh probleme gjithmonë”, ka thënë Strakosha. /PanoramaSport/