Filmi “Straight Outta Compton” ishte filmi më i shikuar në kinematë amerikane dhe kanadeze për të dytën javë radhazi.
Në fundjavën që lamë pas, ky projekt përfitoi 26.7 milionë dollarë duke lënë pas “Mission: Impossible – Rogue Nation” që nga shitja e biletave përfitoi 11.7 milionë dollarë.
Filmat e rinj, “Sinister 2” dhe “Hitman: Agent 47”, kanë debutuar në pozitat tre (10.6 milionë dollarë) dhe katër (8.2 milionë dollarë), respektivisht.
“The Man From UNCLE” ka rënë në pozitën e pestë me 7.4 milionë dollar përfitime.
Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në vikendin që lamë pas:
- Straight Outta Compton – 26.7 milionë dollarë
- Mission: Impossible – Rogue Nation – 11.7 milionë dollarë
- Sinister 2 – 10.6 milionë dollarë
- Hitman: Agent 47 – 8.2 milionë dollarë
- The Man From UNCLE – 7.4 milionë dollarë
- American Ultra – 5.5 milionë dollarë
- The Gift – 4.3 milionë dollarë
- Ant-Man – 4 milionë dollarë
- Minions – 3.7 milionë dollarë
- Fantastic Four – 3.6 milionë dollarë
/Telegrafi/