Analistja amerikane, Ivana Stradner ka thënë se mund të pritet një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu siç ndodhi më 24 shtator.
Stradner përmes një postimi në X, ka shkruar se është e bindur se mund të përsëritet një situatë e tillë.
“Jam e bindur se mund të presim një eskalim tjetër në Kosovë, ashtu si në shtator. Telegrami rus tani ndan një histori të kafenesë Panda… që do të thotë se ata po përgatisin një “false flag”tjetër dhe do të akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ajo.
Stradner ka shtuar se ky mesazh është ndarë edhe nga kanale të tjera ruse/serbe dhe tashmë media serbe dhe ruse kanë akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për komplotimin e një lufte në Kosovë.
“Disa kanale argumentojnë gjithashtu se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në Shtetet e Bashkuara dhe Biden dëshiron të hapë një front të dytë dhe të vërë Rusinë në mbrojtje”, është shprehur analistja amerikane. /Telegrafi/
This message had been shared by other 🇷🇺/ 🇷🇸 channels and already Serbian and Russian media accused the UK of plotting a war in Kosovo.
Some channels also argue that next year there will be elections in 🇺🇸 and Biden wants to open a second front and put Russia on defensive.
— Ivana Stradner (@ivanastradner) November 27, 2023