Telegrafi

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Nuk kam frikë

Akuzat me të cilat përballet Donald Trump janë “shfajësuese” dhe tregojnë se ai “nuk është më i paprekshëm”, ka thënë së fundmi Stormy Daniels.

Në një intervistë me The Times, aktorja e filmave për të rritur, emri i së cilës është Stephanie Clifford, tha se rasti, i cili është i pari në ShBA, ishte ” epik” dhe ajo ishte “krenare”.

Duke folur nga një vend i pazbuluar në ShBA, Daniels tha se brenda disa orësh pas aktakuzës, ajo kishte filluar të merrte kërcënime për dhunë.

Donald Trump

Ajo tha gjithashtu se ishte “veçanërisht e frikshme sepse vetë Trump po nxit dhunën dhe po e inkurajon atë”.

Pavarësisht kërcënimeve në rritje, aktorja theksoi se nuk kishte frikë të përballej me Trump në gjykatë.

Lexo po ashtu Trump, ish-presidenti i parë amerikan që do të paditet në Nju Jork

“Unë e kam parë atë të zhveshur. Nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij”, shtoi ajo.

Stormy Daniels

Stormy ende nuk është thirrur zyrtarisht për të dëshmuar kundër Trump, por ajo ka theksuar se “nuk ka frikë”.

“Nuk kam asgjë për të fshehur dhe mezi pres t’iu tregoj të gjithëve atë që di”, tha ajo.

Çështja kundër tij përqendrohet në një pagesë prej 130,000 dollarësh të bëra gjatë ditëve të fundit të fushatës presidenciale 2016.

Donald Trump

Daniels pretendon se ka pasur një lidhje me Trump në vitin 2006, gjë që ish-presidenti amerikan e ka mohuar.

Në vitin 2016, kur ai po kandidonte për president, ajo ofroi ta shiste historinë e saj në shtyp.

Stormy Daniels

Avokati i atëhershëm i zotit Trump, Michael Cohen, u njoftua për planet e saj, duke rezultuar në një pagesë prej 130,000 dollarësh për të mbajtur në kontroll Daniels.

Pasi u zgjodh, Trump e rimbursoi Cohen duke i paguar atij më shumë se dyfishin e shumës origjinale. Megjithatë, ai vazhdoi të mohonte aferën.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Trump renditi në mënyrë të rreme rimbursimin e ish-avokatit të tij si “shërbime ligjore”. /Telegrafi/