Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dje ka qëndruar në vizitë zyrtare në Maqedoni për të diskutuar ecurinë e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik.
Ai mes tjerash u tha liderëve në Maqedoni se për anëtarësim në NATO nuk ka ndonjë mundësi tjetër, vetëm që të ndrrohet emri i shtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por çka ra në sy gjatë vizitës së Stoltenberg në Maqedoni?
Në lëvizjen e tij nëpër Shkup i ishte caktuar që veturë e tij për vizitë të ishte Mercedesi më i përfolur në vend. Kjo veturë superluksoze që taksapaguesve ju ka kushtuar 600 mijë euro u përmend edhe në ”bombat” e opozitës ku dëgjohej biseda mes ish-zyrtarëve, Gordana Jankulloska dhe Nikolla Gruevski.
Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard ka qenë vetura zyrtare e Stoltenberg për dje, i cili kishte lëvizur nëpër Shkup për të marrë pjesë në takime me kreun e lartë shtetëror. Me të njejtën veturë është vozitur edhe Boyko Borrisov gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Për të njejtën veturë, Prokuroria Speciale Publike ka hapur edhe hetim. Hetimi për rastin në fjalë që dyshohet se është favorizuar një kompani e caktuar për të blerë veturë super të shtrenjtë për një çmim të paarsyeshëm në treg.
E njejta veturë, sipas kryeministrit Zaev do të duhet të shitet apo të ndërrohet me vetura të Ndihmës së shpejtë. /Telegrafi/