Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi të angazhohen në dialog, të përmbahen nga gjuha nxitëse

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi sot nga Prishtina dhe Beogradi që të angazhohen në dialog, gjersa theksoi se është e vetmja rrugë për të ecur para.

Stoltenberg në një konferencë për media u pyet për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha nxitëse.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit… Mesazhi im kryesor është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë situatën”, tha ai.

Shefi i NATO-s tha tutje se rruga e vetme për të ecur para është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq inkurajoi Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në dialog.

Ai tutje tha se si pasojë e dhunës në vitin e kaluar, KFOR-i ka rritur praninë e trupave në Kosovë për të siguruar një ambient të sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version