Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë për sigurinë e përbashkët, përfshirë misionin e KFOR-it në Kosovë.
Në një reagim në Twitter pas konferencës së përbashkët për shtyp nga Brukseli me Ramën, Stoltenberg tha se me kryeministrin shqiptar u diskutua për vendimet në Samitin e NATO-s në Madrid, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, zgjerimin e NATO-s dhe forcimin e Aleancës.
“Falënderoj kryeministrin Edi Rama për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë misionin e NATO-s KFOR në Kosovë. Diskutuam vendimet historike në Samitin e NATO-s në Madrid, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, zgjerimin e NATO-s dhe forcimin e Aleancës sonë.” /Telegrafi/
Thanked PM @ediramaal for #Albania’s important contributions to our shared security, including our @NATO_KFOR mission in #Kosovo. We discussed the historic decisions at the #NATOSummit in #Madrid, on continued support for #Ukraine, #NATO enlargement & strengthening our Alliance. pic.twitter.com/nY50PFOuHT
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 13, 2022