Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Jens Stoltenberg kërkon nga Maqedonia dhe Greqia që të arrihet një marrëveshje e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së emrit brenda kornizave të NATO-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai përshëndet gatishmërinë e qeverisë së re për të zgjidhur këtë çështje, si edhe zotimet për reforma urgjente në një Maqedoni shumëetnike, duke shtuar se dyert e NATO-së janë të hapura për vendet që i plotësojnë standardet e NATO-së.

Ndërkaq, Zaev tha se do të bëjnë përpjekje që të gjendet një zgjidhje me Greqinë.

”Do të mundohemi që në të gjitha mënyrat ta lëvizim Maqedoninë në rrugën drejt NATO-së dhe për këtë kërkoj mbështetje edhe nga popullsia e Greqisë. Ne mund të bëhemi anëtarë të NATO-së me referencën e përkohshme. Presim që së paku të marrim një ftesë përmes referencës së përkohshme, që të kemi një hapësirë për të gjetur zgjidhje të pranueshme me Greqinë”, tha Zaevi.

Exit mobile version