Site icon Telegrafi

Stoltenberg – Ivanovit: Respektoni normat demokratike dhe Kushtetutën

NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, i është përgjigjur letrës së Kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në lidhje me krizën politike në Maqedoni.

Duke përmendur angazhimet e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, Stoltenberg thotë se NATO-ja e konsideron Maqedoninë si kandidate për anëtarësim, duke shtuar se dëshirojnë që vendin ta shohin si pjesë të një rajoni demokratik, stabil dhe perspektiv, në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Stoltenberg shprehet se zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hapi thelbësor dhe i rëndësishëm i zgjidhjes së krizës politike dhe se NATO-ja nuk ka interesim që të përfshihet në proceset e brendshme politike të Maqedonisë, duke mos mbajtur anën e askujt, por shton se përgjegjësia u bie liderëve politik në Shkup për të respektuar rezultatin e procesit demokratik dhe të kalohet në formimin e një qeverie funksionale ekzekutive, që do të përqëndrohet në reformat urgjente dhe punën në shërbim të qytetarëve. shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sekretari i Përgjithshëm përmend mbledhjen e 14 marsit, ku sipas tij, është shprehur shqetësimi për situatnë politike, ndërkaq kërkon nga Ivanovi dhe, siç thotë, udhëheqësia tjetër politike në Shkup që të respektohen normat e vendosura demokratike dhe Kushtetuta. Ai bën thirrje që të mos nxiten tendosje etnike.

Stoltenberg ia rikujton Ivanovit politikën e dyerve të hapura dhe shprehet se dëshiron që Maqedoninë ta sheh në Aleancë, sipas vlerave dhe parimeve të përbashkëta ta saj./Telegrafi/

Exit mobile version