Në konferencën e sotme për shtyp të NATO-s, në pyetjen se çfarë kredibiliteti ka Aleanca të flasë kur pikërisht anëtare e NATO-s i dha azil politik ish-kryeministrit të dënuar të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg tha se bëhet fjalë për problem bilateral ku duhet ta zgjedhin dy vendet ndërmjet veti, dhe jo NATO.
“Nuk është e imja ta komentoj atë. Atë çështje duhet ta zgjedh Budapesti dhe Shkupi”, deklaroi Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndërkohë, Maqedonia vazhdon të pres përgjigje nga Hungaria rreth kërkesës për ekstradim, siç ceku ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, do të pritet edhe pak sepse afatet ende nuk kanë skaduar, ndërsa nga përvojat e deritashme Hungaria nuk ka bërë asnjëherë problem për ekstradime. Nëse eventualisht ndodh kjo, shteti nëpërmjet kanaleve të tjera do të intervenojë që Gruevski të kthehet në Maqedoni.
Edhe opozita e Hungarisë kërkon ta ekstradojë Nikolla Gruevskin. Ata me letër të hapur për Orban dhe Qeverisë së tijm vendimin e quajtën si të “turpshëm” dhe kërkuan që Gruevski të ikë nga Hungaria./Telegrafi/