Telegrafi

Stoltenbeg: Anëtarësimi i Suedisë, NATO-n e bën më të fortë

Suedia u bë zyrtarisht anëtarja më e re e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e vlerësoi vendimin si “historik”.

Lexo po ashtu Suedia hyn zyrtarisht në NATO - goditje strategjike për Rusinë

“Anëtarësimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë dhe të gjithë Aleancën më të sigurt. Mezi pres të ngrejë flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, një ceremoni e ngritjes së flamurit është planifikuar në selinë e aleancës në Bruksel të hënën për të shënuar ceremonialisht pranimin.

Kujtojmë se fqinja e Suedisë, Finlanda iu bashkua aleancës më 4 prill. Me dy vendet nordike në aleancë, NATO kontrollon pothuajse të gjithë Detin Baltik – një goditje strategjike për Rusinë.

Lexo po ashtu Pas anëtarësimit në NATO, kryeministri suedez: Rusia do të mbetet një kërcënim serioz

Suedia ka gjithashtu një ushtri të pajisur mirë dhe një industri të fortë armësh.

Vendi synon të shpenzojë 2.1 për qind të GJDP-së për mbrojtjen këtë vit, mbi objektivin e NATO-s dhe pothuajse dyfishin e asaj që shpenzonte deri në vitin 2020. /Telegrafi/