Stoke City kanë lëvizur në avantazh për mesfushorin e Juventusit, Mario Lemina duke ofruar plot 14.2 milionë euro për shërbimet e tij.
Sipas gazetës angleze Guardian, skuadra ku luan futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, kanë bërë një propozim me vlerë 12 milion funte.
Ai arriti te Juventusi në formë huazimi me opsionin për të blerë nga Olympique Marseille, duke përfunduar me transferimin të përhershëm në prill për 10 milionë euro.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Kjo ofertë mundet edhe ta tundoj skuadrën italiane, pasi futbollisti nuk po arrin të bëhet pjesë e rëndësishme e organikës së trajnerit Allegri.
Për mesfushorin francez interes kanë shfaqur edhe RB Leipzig, Watford dhe Leicester City. /Telegrafi/