Unioni i të rinjve të OBRM-PDUKM-së në njësinë e dytë zgjedhore do të kenë aktivitete të sinkronizuara me partinë e tyre për të shpërndarë materiale nga preogrami “Realisht” me qëllim që të informojnë popullsinë në lidhje me projektet për të rinjtë që është e përfshirë në programin e OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unioni i forcave të reja nga Komiteti Komunal në njësinë e dytë zgjedhore në orën 12:20 do të zbatojnë aktivitete të sinkronizuara me qëllim që kalimtarëve të rastit t’u shpërndajnë fletushka nga programi “Realisht” në të cilin janë shkruar projektet për të rinjtë e Maqedonisë”, deklaroi mes tjerash Bojan Stojanoski, kandidat për deputet në njësinë e dytë zgjedhore nga rradhët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/