Kryetari i Shoqatës për të drejtën penale dhe kriminologji, Tërpe Stojanovski, pas propozimit të presidentit Ivanov të amnistohen sulmuesit e deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend më 27 prill, thotë se kjo do të ishte shtypje e parandalimit, ku kërcënimi nga dënimi diskualifikohet. Stojanovski thotë se me amnistimin mund të përsëritet edhe një sulm në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke pasur parasyshe atë që ndodhi në maqedoni në periudhën e kaluar, me anashkalimin e normave ligjore ekzistuese e kemi këtë situatë, që të gjithë vlerësojmë se është e keqe. Deri tani nuk ka ndodhur një sulm i tillë në Parlament dhe në këtë mënyrë në mënyrë indirekte do të ndikonim që në një kohë të afërt të përsëritet një situatë e tillë”, deklaroi Stojanovski.
Ai kujtoi se Maqedonia ka raportet më kritike nga Komisioni Evropian në lidhje me sundimin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, dhe kjo sipas tij, tregon se çfarë vendime duhet të merren që të zhvillohet Maqedonia./Telegrafi/