Vesna Stoimenova, bartëse ie listës së kandidatëve për deputetë në NJësinë Zgjedhore 3 për Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi, është takuar sot me qytetarët e Koçanit dhe e prezantoi programin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Stoimenova bëri të ditur se planifikojnë të formohet një fond për mbështetjen dhe punësimin e të rinjve dhe kuadrove krijues, si masë për parandalimin e ikjes së të rinjve nga shteti.
Më tej, kandidatja Stoimenova tha se do të përqëndrohen në mbështetjen sa më të madhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sepse sipas saj, këto kompani janë shtyllë e çdo shteti të zhvilluar ekonomikisht./Telegrafi/