Site icon Telegrafi

Stoimenova: Premtojmë 300 euro rrogë minimale dhe 800 milionë euro investime në infrastrukturë

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi e ka vazhduar fushatën zgjedhore në qytetin e Dellçevës, ku bartësja e listës në NJZ3, Vesna Stoimenova, prezantoi pjesë nga platforma e këtij koalicioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes tjerash, Stoimenova deklaron se nga takimet me qytetarët, mund të konkludohet që problemi kyç është migrimi i të rinjve, ndërkaq për ta ndaluar këtë, Koalicioni parasheh një fond për të rinj, duke marrë 2% nga buxheti i shtetit për t’u mundësuar këtyre të rinjve për t’u punësuar.

Stoimenova u zotua për një rrogë miniamale prej 300 euro, si edhe për 800 milionë euro investime në infrastrukturë./Telegrafi/

Exit mobile version