Site icon Telegrafi

Stoilkovski: Rasti i Gruevskit në të ardhmen do të studiohet në institucionet ligjore

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski nëpërmes një konference për shtyp sot përsëri ka akuzuar gjyqësorin në Maqedoni, siç thotë për marrjen e vendimeve politike për rastin e dënimit të Nikolla Gruevskit.

Stoilkovski tha se rasti me deputetin aktual Nikolla Gruevski, kryetar i nderit të OBRM-PDUKM-së dhe kryeministër për një kohë të gjatë i Republikës së Maqedonisë është një shembull klasik i një gjyqi të motivuar politikisht, i cili në të ardhmen besoj se do të studiohet në institutet ligjore. Ky është procesi më i madh i motivuar politikisht, i udhëhequr nga “gjyqësori Kacarska”.

Ai shtoi se gjyqësori në Maqedoni po punon nën diktatin e kryeministrit Zoran Zaev.

“Kjo është persekutim politik i popullit, bëhet fjalë për blerjen e veturës anti plumb, të cilën tani vazhdon ta përdor Zaevi”, tha ai./Telegrafi/

Exit mobile version