Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski nëpërmjet një konference për shtyp pranë selisë kryesore të LSDM, tha se kandidati për kryetar shteti Stevo Pendarovski është dorë e zgjatur e zaevizmit.
Stoikovski e akuzon Pendarovskin se më herët ka deklaruar se nuk i interesojnë votat e organizuara ndërsa tani në Reçicë të vogël lutën për vota të organizuara, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pendarovski është dorë e zgjatur e zaevizmi. Zaevi i dytë do të thotë fund për shtetin, Zaev i dytë do të thotë rritjen e krimit dhe humbjen e gjithçkaje që është maqedonase. Qytetarët e dinë, qytetarët e njohin zaevizmin te Pendarovski, dhe bashkërisht me OBRM-PDUKM-në do t’i japin goditjen e parë serioze për ta shpëtuar shtetin”, thotë Stoilkovski duke shtuar se qytetarët duan drejtësi dhe se Gordana Siljanovska Davkova do të jetë fituese në zgjedhjeve presidenciale.
Stoilkovski akuzonte Pendarovskin edhe për atë se gjithë jetën ka pasur funksion shtetëror./Telegrafi/