Telegrafi

Stoilkovski: LSDM-ja e ndryshon identitetin institucional të Republikës së Maqedonisë

Reagon zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski duke thënë se “për Zoran Zaevin, marrëveshja është tashmë në fuqi. Është e qarë se ai nuk guxon të përdor emrin Republika e Maqedonisë, ndërsa në vend të Selanikut, ai thotë Thesaloniki. Dhe këtë e thotë në mes të Republikës së Maqedonisë në takim partiak, para qytetarëve maqedonas. Këto nuk janë takime, këto janë përpjekje e vazhduar e larjes së trurit dhe fshirjes së gjithçkaje që kujton Maqedoninë dhe historinë e saj”.

Sipas zëdhënësit së partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM Zaevi nuk e thotë përmbajtjen e marrëveshjes dhe pse po mbahet referendumi, ndërsa sipas Stoilkovskit ajo është fshierja e identitetit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaevi që tash e fshin identitetin institucional, emrat e institucioneve ku qytetarët identifikohen dhe ndërtojnë identitetin e tyre maqedonas”, thotë Stoilkovski duke shtuar duke shtuar se paratë e buxhet shpenzohen që Zaevi të reklamojë Thesalonikin në vend të Selanikut, mospërdorimin e emrit Republika e Maqedonisë dhe duke hequr dorë nga kryengritja e Ilindenit.

Ai thotë se dëshmia më e madhe e marrëveshjes kapitulluese është neni 8 që, sipas Stoilkovskit, do të thotë fshirje e vazhdueshme nga historia e Maqedonisë, arkeologjisë dhe arsimit