Telegrafi

Stoilkovski: Kompanive të afërta me qeverinë u lejohet të djegin gome

Zoran Zaev dhe oligarkia e biznesit e mbështetur nga qeveria helmojnë qytetarët. Kompanitë e afërta me qeverinë lejohen të djegin koks dhe gome, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski.

“Shkupi po nxehet çdo ditë. Zaev dhe Shilegov nuk bëjnë asgjë. Qeveria duhet të përgjigjet se kush, pse dhe cilat kompani lejohen në Maqedoni të djegin tekstil me ngjyra dhe koksin e naftës me squfur 18 përqind. Ajri toksik po përhapet kudo, ndërsa rezultati është spitalet e plota”, tha ai.

Sipas Stoilkovski, Shkupi nuk po i djeg mbeturinat e saj, por mbeturinat nga shumë vende të botës./Telegrafi/