Telegrafi

Stoilkovski: Gjyqësia e LSDM-së dhe Zaevit liron dhunues si Kurto Dudush

Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski tha se “LSDM dhe gjyqësia e tyre ‘Louis Vuiton’ sot ju tha qytetarëve, që nëse je i joni apo me ne, mund të rrahësh dhe të kalosh vetëm me vërejtje”.

“Sot u pa padrejtësia e Zoran Zaev dhe LSDM. Kryetari i Komunës, Kurto Dudush i cili akuzohej për sulm fizik kaloi vetëm me vërejtje gjyqësore”, thotë zëdhënësi Stoilkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai pyet se çfarë duhet të bëj ndonjë funksionar i LSDM-së që të dënohet.

“LSDM rreh ndërsa gjyqësia e Zaev i liron dhunuesit si Dudush. Këto janë gjithë ato vlera të LSDM-së”, tha ai duke rikujtuar se Dudush është kryetar i Komunës së Shuto Orizares dhe disa herë ka sulmuar qytetarë ndërsa gjykata i jep vërjejte./Telegrafi/