Site icon Telegrafi

Stoichkov: Neymar nuk i duhet Barcelonës pasi nuk ka vend në skuadër, do të jetë një bombë brenda dhomave të zhveshjes

Neymar mund të kthehet në Camp Nou pas largimit që e kishte bërë në vitin 2017 ku kishte shkuar te Paris Saint-Germain.

Neymar e do kthimin në klub, për të luajtur sërish në krah të Lionel Messit.

Por ka shumë të tillë edhe legjenda të klubit që nuk e duna kthimin e Neymar te Barca.

Në sulm Barcelona e ka Messin, Luis Suarezin, Ousmane Dembele, Antoine Griezmannin dhe Philippe Coutinhon, apo thënë ndryshe forcën më të madh sulmues në botë për klube.

Legjenda, Hristo Stoichkov ka thënë se për këtë do të ishte gabim të nënshkruarash me Neymarin.

“Barcelonës nuk i duhet Neymari. Ai po ashtu nuk ka vend, pasi aktualisht ka lojtarë shumë të rëndësishëm. Aty janë [Ousmane] Dembele, Griezmann, [Luis] Suarez dhe [Lionel] Messi”.

“Ku do të luajë? Ai mund të jetë një bombë në dhomat e zhveshjes. Për mua, ai nuk duhet të kthehet prapa”.

“Natyrisht, ka një grup të lojtarëve që e duan ende rikthimin e tij dhe presidenti po mundohet, por Barca nuk do të paguajë asnjë para për ta kthyer, pasi nuk ka para për t’i dhënë PSG-së”, ka thënë Stoichkov. /Telegrafi/

Exit mobile version