Telegrafi

Stjuardesa shpjegon se kjo pjesë në aeroplan nuk pastrohet kurrë dhe është më e pisët se tualetet

Një stjuardesë ka zbuluar përmes një videoje se cila pjesë në aeroplan është më e pisët se tualetet, pasi nuk ‘pastrohet kurrë’.

Brenda Orelus, nga Miami e cila në internet njihet si Flight Bae B, tha se xhepat e pasme të ulëseve janë të mbushura me ‘mikrobe’ dhe nuk kanë mirëmbajtje ose pastrim të rregullt ndryshe nga tualetet, transmeton Telegrafi.

Stjuardesa paralajmëroi 98 mijë ndjekësit e saj në TikTok për faktin alarmues në një video dhe tha se ajo kishte parë pasagjerë që kanë vendosur një mori gjërash në ato xhepa, nga ushqimi deri tek faculetat e përdorura madje edhe pelenat e pista.

@flightbae.b Want to know the dirtiest surface on aircrafts? 🦠 #dailytraveltips #airporttiktok #travelhacks #traveltiktok #flightbae #traveltok #flightattendant #flightattendantstories #cabincrewstories ♬ original sound – Flight Bae B!

“A e dini se xhepat e pasme të sediljeve janë sipërfaqja më e ndotur në aeroplan? Janë më të ndotura se tualetet, janë më të pista se jastëkët e sediljeve”, tha Brenda.

“Kjo pasi nuk pastrohen kurrë. Vetëm nëse dikush vjell. Ato pastrohen vetëm sipërfaqësisht, kur dikush merr mbeturinat nga aty”. /Telegrafi/